Kjo është skuadra e Superligës e cila ende nuk e ka shijuar golin

Kjo është skuadra e Superligës e cila ende nuk e ka shijuar golin

Të dielën ka përfunduar xhiro e 4-t në Superligën e Kosovës.

Tri fitore janë realizuar nga mysafirët dhe tri ndeshje kanë triumfuar vendasit.

Kurse, Prishtina dhe Dukagjini i Klinës kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Është ekipi i kthyer në Superligë, Dukagjini, të cilët ende nuk e kanë shijuar golin në këtë sezon garues.

Ekipi i Xhengis Rexhepit, në tri ndeshje ka vetëm një pikë të fituar (një barazim e dy humbje), derisa ka pësuar 6 gola.

Në ndeshjen e radhës ekipi nga Dukagjini është nikoqir i Ferizajit.