Kjo është surpriza një minutëshe e Butrint Imerit

Kjo është surpriza një minutëshe e Butrint Imerit
Burimi i fotografisë: SS: Butrint Imeri/INSTAGRAM

Nëse ju ka munguar Butrint Imeri me baladat e tij, kemi një lajm të mirë për ju. Së fundmi ai ka lansuar një klip një minutësh, ku na prezantoi një këngë të re.

E gjitha u bë pa asnjë paralajmërim paraprak dhe nuk u realizua në mënyrën se si ai zakonisht punon videoklipet e tij.

Ai shfaqet në një ambient jashtë në natyrë të mbuluar nga bora dhe ngrica nën shoqërinë e tingujve të kitarës së Astrit Stafait.

Kënga nuk ka një titull, por po themi se quhet “A t’merr malli”, nisur nga teksti i saj.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë këngën e re të këngëtarit. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official)