Ky mund të jetë një lajm i mirë ose i keq – në varësi të shtresës social-ekonomike që i përket lexuesi.
Thonë se paraja nuk mund të blejë dashurinë dhe askush nuk e beson këtë më shumë se Jana Hocking.
Kolumnistja dhe producentja 34 vjeçare thotë se burrat e pasur janë ‘dashnorë të tmerrshëm’ dhe kjo është arsyeja pse lidhja me ndonjërin nga ata nuk ka funksionuar ndonjëherë, njofton Insajderi.
Në një shkrim për news.com.au, ajo pranoi se ishte në një lidhje me një njeri “financiarisht mirë” që “kishte një shtëpi të mrekullueshme” dhe “Range Rover të bukur të zi.”
Në fillim, ajo mendoi se ai ishte një “njëbrirësh” sepse ai ishte “shumë i mirë për të qenë i vërtetë.”
Teksa miqtë e saj i thonin se kishte fituar xhekpotin, gjërat më pas ndryshuan kur ajo filloi ta njihte më mirë të dashurin e saj. Ajo thotë se ‘ i duhej t’i merrte të gjitha vendimet vetë’ dhe se i dashuri i saj ‘nuk i prishte punë kurrë’. Ai thjesht nuk përfshinte veten e tij në jetën e Hocking.
Në fund, ajo mbetet më se e kënaqur me zgjedhjen e saj, ndonëse hoqi dorë nga një jetë financiarisht shumë të rehatshme. /Insajderi.com