“Kjo katedrale nuk do të jetë një ditë” – filmi që parashikoi ngjarjen e Notre Dame

“Kjo katedrale nuk do të jetë një ditë” – filmi që parashikoi ngjarjen e Notre Dame

“Before Sunset” është filmi i vitit 2004 që e parashikoi ngjarjen e rëndë që ndodhi me katedralen Notre Dame në Paris.

Më shumë se 3 minuta nga filmi i kushtohen Notre Dame-it, gjatë shëtitjes së të rinjve Jesse dhe Celinë në Paris. Ata u ritakuan në kryeqytetin e Francës, pasi 9 vjet më parë kishin kaluar një natë në Vjenë.

Teksa shëtisin me varkë nëpër Paris, Jesse i rrëfen të dashurës së tij një histori romantike për katedralen e famshme. Vajza me një qëndrim skeptik i thotë: “Kjo është një histori e shkëlqyer. Por duhet ta mendosh që edhe Notre Dame nuk do të jetë më një ditë. Një tjetër kishë ose katedrale do të ndërtohet në këtë vend”.

Imazhet e dramës romantike janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale fill pas incidentit të rëndë të djegies së katedrales.