“Klani Pronto e ai i Isa Mustafës pësuan debakël”

“Klani Pronto e ai i Isa Mustafës pësuan debakël”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka reaguar pas rezultatit të sotëm që doli nga numërimi i votave me kusht, atyre me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

“Klani Pronto e ai i Isa Mustafës pësuan debakël. U bënë bashkë në zgjedhje kundër VETËVENDOSJE!-s. Mbetën bashkë edhe pas zgjedhjeve”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

“Tentuan të manipulojnë, të mashtrojnë, të shpifin. Përdorën analistë e media, PZAP-in e KQZ-në. Deshën ta përmbysin vullnetin popullor e qytetarë. Por u përmbysën vet. U poshtëruan. Dhe nuk do të ngriten kurrë”, ka shkruar më tej ai.

“Tash e tutje vetëm në panikë do të mbesin. Ju ka ardhur fundi. Urime Prishtinë! Urime Prizren! Urime Shpend! Urime Mytaher!”, ka përfunduar statusi i tij në Facebook.

Për më tepër, nga numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Vetëvendosje doli fituese në Prishtinë dhe Prizren./Insajderi.com