“Klani Pronto e ka shkaktuar kolapsin energjetik”

“Klani Pronto e ka shkaktuar kolapsin energjetik”

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosja, Donika Kadaj Bujupi, ka fajësuar ministrin në largim të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci për krizën energjetike.

Gjatë një konference të mbajtur sot Kadaj Bujupi ka thënë se “Blerandi asnjëherë nuk ka vepruar në drejtim të zgjidhjes së krizës, pavarësisht thirrjeve në seancë ose në komisionet parlamentare dhe si pasoj e kësaj jemi pranë një kolapsi energjetik”.

Sipas Kadaj-Bujupit kjo është duke ndodhur me qëllim të rritjes se importit në rajon, sepse janë të lidhur me mafian e energjisë në rajon, kryesisht me atë të Serbisë.

Ajo është shprehur se “Klani Pronto”, janë duke e shkatërruar edhe Trepçën e cila është para kolapsit”

Arben Gjukaj, drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, ka thënë se Kosova është në prag të një kolapsi energjetik me Korporatën e saj Energjetike e cila ka vetëm edhe dy javë rezerva të qymyrit për të prodhuar energji elektrike.

Kjo ndodhi për faktin se Qeveria e Kosovës nuk mori vendim për të shpronësuar pronën private nga ku duhet të nxirret linjiti ka sjellë punën deri tek kjo krizë.