Klea Huta ngre alarm për një mesazh që gratë po marrin në rrjete sociale

Klea Huta ngre alarm për një mesazh që gratë po marrin në rrjete sociale

Në një postim të sotëm në llogarinë e saj në Instagram, Klea Huta u bëri thirrje ndjekësve të saj, të bëjnë kujdes për disa mesazhe mashtruese që mund të pranojnë në DM-at e tyre, njofton Insajderi.

Mesazhi zakonisht u drejtohet vajzave dhe grave, si thirrje për t’u bërë pjesë e një agjencie modelingu dhe kërkon nga ju të dhëna personale.

Në mesazh shkruhet se pranuesi është përzgjedhur për të marrë pjesë në spektaklin “Miss Europe Continental TV” në Itali.

Huta shkruan se kushdo që merr një mesazh të tillë mos gënjehen sepse këto persona janë maniakë dhe kanë qëllim shfrytëzimin.

“Gjithsesi po e nxjerr me emër dhe mbiemër për të gjitha ato vajza që kanë marrë një sms të tillë. Mos u gënjeni sepse janë shfrytëzues dhe maniakë”, ka shkruar Klea krahas fotos së mesazhit. /Insajderi.com