Klinaku citon Grenellin: Sundimi i ligjit duhet të bëhet përbrenda vendit, jo në Hagë

Klinaku citon Grenellin: Sundimi i ligjit duhet të bëhet përbrenda vendit, jo në Hagë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Faton Klinaku, ka cituar emisarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku kishte thënë se sundimi i ligjit në Kosovë duhet bërë përbrenda vendit, e jo ta ketë bazën në Hagë, njofton Insajderi.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Klinaku ka shpërndarë një deklaratë të Grenellit, të bërë ditë më parë ku po diskutohej për zhvillimet Kosovë-Serbi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës që një kohë të gjatë po i mësojnë gjyqtarët dhe prokurorët, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, përmes programeve bilaterale. Unë besoj që pas gjithë këtyre viteve ne duhet t’i lejojmë ata që të merren vetë me sistemin e tyre gjyqësor dhe problemet që i kanë”.

“Sundimi i ligjit duhet të bëhet përbrenda vendit e jo ta ketë bazën në Hagë”, ishte deklarata e Grenellit, e cila u shpërnda nga Klinaku./Insajderi.com