Klinaku: Kosnett nuk është mbi Kushtetutën – mandati i Speciales mund të shkurtohet, por jo të vazhdohet

Klinaku: Kosnett nuk është mbi Kushtetutën – mandati i Speciales mund të shkurtohet, por jo të vazhdohet

Sekretari dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, thotë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës tregon se mandati i Gjykatës Speciale mund të shkurtohet, por jo të vazhdohet, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, ku ripërsëriti se kësaj gjykate i ka përfunduar mandati dhe po vazhdon punën e saj me afat të skaduar.

Ai tutje reagoi edhe ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, meqë ky i fundit sot tha se Gjykatës Speciale nuk i ka skaduar mandate dhe nuk ka nevojë që të merren iniciativa për t’iu vazhduar.

“Është bindja ime dhe e shumë ekspertëve ligjorë nga Kosova dhe vende tjera më të cilët kam diskutuar dhe mandati i Gjykatës Speciale nuk ka skaduar, s’ka nevojë për t’ia vazhduar. Kjo është pikëpamja ime për situatën. Çfarëdo interpretimi se Gjykatës i ka skaduar mandati është i gabuar.”, ka thënë Kosnett në bashkëbisedim virtual me gazetarë të mediave kosovare.

Për këtë deklaratë, Klinaku thotë se ambasadori amerikan nuk është mbi Kushtetutën e vendit dhe se ai komenton vetëm ligjet që janë të shkruara në këtë akt juridik.

“Kushtetuta thotë se mund të ia shkurtojë mandatin por jo ta vazhdojë. Ambasadori amerikan nuk është mbi kushtetutën, ndërsa ligji për Dhomat e Specializuara nuk e përmend askund mandatin”, ka përfunduar ai. /Insajderi.com