Klinika Infektive: 11 të infektuar me Koronavirus në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një shtatzëne

Klinika Infektive: 11 të infektuar me Koronavirus në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një shtatzëne

11 pacientë të infektuar me Koronavirus janë në gjendje të rëndë, njofton Klinika Infektive.

“11 nga pacientët e shtrirë janë me oksigjeno-terapi, pra në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë në kujdesin intensiv. Nga këta të fundit, është edhe një shtatzënë, për të cilën është raportuar ditë më parë, rast i konfirmuar me korona virus”, ka thënë infektologu Murat Mehmeti

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 51 pacientë të konfirmuar me Covid-19. Ndërsa, për nëntë të tjerë priten rezultatet gjatë ditës së sotme.

Gjatë ditës së sotme është shënuar viktima e dymbëdhjetë, i cili ka qenë i infektuar me koronavirus. I njëjti kishte jetuar në Ferizaj, dhe ishte vozitës në kampin e “Bondsteel”.

79 pacientë  të cilët janë shëruar deri më tani, ndërkaq numri total i personave të infektuar deri pasditen e së premtes është 449./Insajderi.com