Klinika Infektive del me sqarim rreth dyshimeve se janë përzier të dhënat për dy pacientë të vdekur

Klinika Infektive del me sqarim rreth dyshimeve se janë përzier të dhënat për dy pacientë të vdekur

Klinika Infektive e Qendrë Klinike Universitare të Kosovës e ka konfirmuar se në këtë klinikë janë përzier dokumentacionet mjekësore të pacientëve të cilët kanë ndërruar jetë në këtë klinikë.

Përmes një sqarimi, nga QKUK thonë se janë duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës për ta zbardhur rastin.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë”.

Klinika Emergjente e QKUK-së.

“Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Në orët e mbrëmjes, në oborrin e Klinikës Infektive janë parë zyrtarë policorë të cilët kishin shkuar për ta hetuar rastin./Insajderi.com