Klipi prezantues i filmit “Cruella” thyen rekorde shikueshmërie

Klipi prezantues i filmit “Cruella” thyen rekorde shikueshmërie

Në 24 orët e para të publikimit, klipi prezantues për filmin “Cruella: që flet për antagonisten e 101 Dalmatëve, ka tërhequr më shumë se 71 milionë klikime.

Sipas Deadline, ky është një numër shumë i jashtëzakonshëm për një klip prezantues të publikuar gjatë pandemisë, madje duke mposhtur shifrat 24 orëshe të shfaqjeve teatrale para-Covid si “Maleficent: Mistress of Evil (61.7M)” dhe “Will Smith-Guy Ritchie hit Aladdin” (60.8M).

Filmi “Cruella” planifikohet të hapet më 28 maj në kinema. /Insajderi.com