KLMDNJ: Nuk është përdorë dhunë ndaj të burgosurit në Prizren

KLMDNJ: Nuk është përdorë dhunë ndaj të burgosurit në Prizren

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dalë në mbrojtje të oficerit S.M i cili ishte i përfshirë në një sulm fizik me një të burgosur (G.E) në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, një ditë më parë.

Në komunikatën e KLMDNJ-së thuhet se oficeri me inicialet S.M është sulmuar nga një i paraburgosur, ku më pas që të dy  janë vizituar nga ekipi mjekësor i Qendrës, të cilët nga përleshja kanë marrë vetëm lëndime të lehta trupore.

Sipas një dëshmitari, i cili ka folur në mënyre anonime për KLMDNJ-në, dje rreth orës 17:10 ka ndodhur një sulm fizik ndaj oficerit korrektues S.M nga i paraburgosuri G.E, përleshja sipas dëshmitarit ka ndodhur në kohën e darkës.

“Ka qenë koha e darkës (ora 17.10) kur në korridorin e krahut B fillimisht dëgjuam një zhurmë (në ishim tre oficer korrektues në zyrë) dhe në moment pasi pamë që ka një përleshje kemi reaguar që të tre, pasi që pamë se sulmohej kolegu, oficeri korrektues”, ka thënë dëshmitari i cili ishte në vendin e ngjarjes.

Në dëshminë e tij ai thotë të mos ketë përdorur dhunë, ashtu siç ishte raportuar një ditë më parë në medie, ndërsa njëri nga oficerët korrektues me dt.26.12.2016 ka denoncuar në polici dy portale, për “paraqitjen e të pavërtetave dhe cenimin e privatësisë me publikimin e fotove të njërit nga oficerët korrektues, që paraqet kërcënim direkt për jetën e tij’, ka thënë burimi.

KMDLNJ kërkon hetim të shpejt e korrekt lidhur me rastin, ndërsa nga mediet kërkon të përmbahen nga lajmet e tilla të paverifikuara që mund të tensionojnë punën e institucionit, të Qendrës së Paraburgimit. /Insajderi.com