Klodian Duro shkakrohet nga pozita e trajnerit te Feronikeli, Faruk Elshani e pason në pankinë

Klodian Duro shkakrohet nga pozita e trajnerit te Feronikeli, Faruk Elshani e pason në pankinë

Humbja ndaj kampionëve të Dritës ka rezultuar fatale për trajnerin Klodian Duro. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Feronikelit, bën me dije se ka shkëputur bashkëpunimin me elbasanasin, teksa vendin e tij do e marrë tekniku Faruk Elashani, njofton Insajderi.

Eliminimi nga Kupa e Kosovës si dhe momenti tepër i vështirë që skuadra nga Nikli po kalon në kampionat, ka sosur durimin e drejtuesve, të cilët kanë vendosur ta mbyllin këtu me Duron. Vlen të theksohet se Feronikeli rrezikon rënien nga kategoria, teksa në 32 javë ka grumbulluar 35 pikë, 2 më shumë se Arbëria e vendit të parafundit.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Komunikatë për media

FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro.

Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro.

FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme.

Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani.

/Insajderi.com