Kloop: Liverpool do ta “sulmojë” në vend se ta mbrojë titullin e Premier League!

Trajneri gjerman i Liverpool, Jurgen Kloop, ka deklaruar për Sky Sports se Liverpool do të futet fuqishëm në garën për titullin e Premier League, duke e sulmuar atë, në vend se ta mbrojë!

Kloop: Liverpool do ta “sulmojë” në vend se ta mbrojë titullin e Premier League!

Ekipi nga qyteti i Liverpool, që e mban po këtë emër, është shpallur kampion në vendin ku ka lindur futbolli, pas 30 viteve pritje! Trajneri gjerman, nuk e ka në planet e tij që të lejoj ekipin nga Anfield që të pres edhe 30 vite të tjera për të gëzuar fansat e tyre, madje ai ka filluar që tani të mendoj për sezonin e ardhshëm!

“Për sa kohë që ne qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të uritur, do të jemi një kundërshtar serioz dhe i pa përshtatshëm, për ekipet me synime të njëjta”

“Ju mund të shkruani sa të doni, se ne do të jemi në mbrojtje të titullit, por unë them se ne do të jemi ata që do ta sulmojmë titullin. Manchester United, Manchester City dhe Chelsea, do të jenë kundërshtar të fortë për sezonin e ardhshëm” tha ndër të tjera Kloop.

Gara në ligën që cilësohet më e forta në botë, do të jetë jashtëzakonisht interesante, marrë parasysh përforcimet e ekipeve si Chelsea, United dhe City./Insajderi.com