Klopp: Ky është lojtari më i mirë që kam stërvitur

Klopp: Ky është lojtari më i mirë që kam stërvitur

Kush është lojtari më i mirë që keni stërvitur?

Kjo pyetje erdhi drejt trajnerit të Liverpool Jurgen Klopp gjatë një eventi të organizuar nga revista “Soccer Laduma”.

Nuk është një pyetje aq e lehtë duke parë talentin e madh që ai ka trajnuar në jetën e tij. Një shembull i mirë është Philippe Coutinho për të cilin Barcelona ishte gati të paguante më shumë se 100 milion euro në verë.

Por Klopp ka një tjetër lojtar në mendje: “Mario Gotze. Ai ka qenë i pabesueshëm.”

Ish-trajneri i Dortmund i ka dhënë debutimin Gotze-s në 2009 kur ishte vetëm 17 vjeç, duke e kthyer në një lojtar të përfaqësueses gjermane. Pas transferimit të tij te Bayern në 2013 – përveç golit të fitores në finalen e Kupës së Botës – ai nuk ka qenë aq i fortë sa nën drejtimin e Klopp, shkruan telesport.

“Kam ruajtur kontaktet me shumë prej ish-lojtarëve të mi të BVB. Kam qenë si një baba për ta,” vijon Klopp.