Jürgen Klopp do të trokasë sërish në derën e kampionatit gjerman në merkaton e dimrit, si një Babagjysh i dehur nga festa e Krishtlindjeve, gati për të bërë pazarin për vitin e ri.
I përzgjedhuri i radhës është mesfushori i Bayer Leverkusenit, Julian Brandt.
Liverpool aktualisht ka repartin ofensiv më shpërthyes në Premier League, por ish-trajneri i Dortmund-it është ankuar se ka pak mesfushorë krahu, një fakt që do të theksohet edhe më shumë kur Sadio Mane të niset për të luajtur në Kupën e Afrikës, shkruan Telesport.
20-vjeçari gjerman garanton gjithçka që “Të kuqtë” aktualisht praktikisht dhe kanë nevojë në vazhdimësi: ai është polivalent, këmbëshpejtë, ka fizik që përkon me fluiditetin e tij, por edhe teknikë të shkëlqyer, uri për gola dhe afri për dhënien e asisteve.
E vetmja pikë e dobët e tij është se mbron pak, por edhe për këtë po përmirësohet.
Brandt, i kërkuar edhe nga Bayern München, është i lidhur me kontratë edhe për dy vite e gjysmë me “Aspirinat”. Klauzola e tij e largimit aktivizohet në vitin 2018 dhe do të jetë 17 milionë paundë. /Insajderi.com