Klopp zbulon se çfarë i tha Shaqiri kur i tregoi se nuk do të udhëtojë në Beograd

Klopp zbulon se çfarë i tha Shaqiri kur i tregoi se nuk do të udhëtojë në Beograd

Jurgen Klopp ka zbuluar përgjigjen e Xherdan Shaqirit pas nuk e ftoi për ndeshjen me Crvena Zvezdën, raporton Insporti.

Klopp bëri të ditur se Shaqiri dha përgjigje të shkurtër dhe u tregua profesionistë i vërtetë, pasi e la në shtëpi i detyruar për shkak të presionit të tepruar nga ana e serbëve.

Kur u pyet për përgjigjen e Shaqirit, Klopp tregoi: “’Okej bos, nuk do të jem’, më tha Shaqiri, edhe pse dëshironte”.

Liverpooli u befasua nga Zvezda duke humbur me rezultat 2-0.

Kjo ishte humbja e tretë me radhë në udhëtim në Ligën e Kampionëve, kjo është hera e parë në histori që i ndodh Liverpoolit. /Insporti.com