Klubet angleze, letër kryeministrit Johnson

Klubet angleze, letër kryeministrit Johnson

Klubet e futbollit anglez i kanë dërguan një letër të hapur qeverisë së Anglisë për të lejuar hyrjen e një pjese të tifozëve në stadium, transmeton Insajderi.

Deklarata e kryeministrit Boris Johnson se rikthimi i tifozëve mund të shtyhet dhe për 6 muaj të tjerë ka ngjallur reagimin e strukturave përfaqësuese të futbollit anglez, raporton Panorama Sport.

“Me Premier Ligën, Ligën Angleze të Futbollit dhe Superligën e Femrave kemi testuar 11 ndeshje me tifozë kohët e fundit. Sa më shpejt që të kthehen tifozët, as më shpejt mund të bashkojmë bizneset lokale, vendet e punës dhe ekonominë kombëtare. Do të vazhdojmë t’i bëjmë apel qeverisë për të na lejuar që tifozët të kthehen të sigurt në stadium. Është një progres pozitiv sepse kemi parë që ambientet e mbyllura ku zhvillohen arti dhe muzika mund të menaxhohen. Tani edhe futbollit duhet t’i jepet leja për një gjë të tillë duke ruajtur terrenet e hapura të jashtme”, thuhet në letrën hapur nga klubet angleze, drejtuar qeverisë. /Insajderi.com