Klubet e njohura italiane interesohen për talentin 16-vjeçar të Shqipërisë

Klubet e njohura italiane interesohen për talentin 16-vjeçar të Shqipërisë

Sulmuesi 16 vjeçar i Kombëtares U-17, Brijan Ibrahimi po kalon një formë të shkëlqyer në Itali me ekipin e moshave të Breshias.

Talenti Ibrahimi ka ngjallur interes për klube me emër si: Fiorentina, Juventus dhe Kievo, të cilët dëshirojnë ta kenë pjesë të akademisë shqiptarin që është ne menaxhim të Sokol Haxhisë.

Lajmi për këtë interesim ndaj Ibrahimit është bërë publik nga mediat italiane. Për nga stili i lojës, në Itali shqiptarin e krahasojnë me suedezin Zllatan Ibrahimoviç. Në të kaluarën ai ka qenë dhe pjesë e Pro PIaçensës në LEga Pro.