Klubet e striptizit hapen para shkollave – 550 persona janë ekspozuar ndaj virusit në një klub në Toronto

Klubet e striptizit hapen para shkollave – 550 persona janë ekspozuar ndaj virusit në një klub në Toronto

Zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar që rreth 550 njerëz janë ekspozuar ndaj virusit Korona në një klub striptizi në qendër të qytetit.

Ekspozimi potencial ka ndodhur në Brass Rail Tavern, një prej strip klubeve më të famshëm të striptizit, i cili u lejua të rihapej, raporton Guardian, shkruan Insajderi.

Zyrtarët shëndetësor thanë se ata kontaktuan me klientët që lanë detajet e tyre në institucionin për gjurmim të virusit, duke i shtyrë të monitorohen për simptoma të Covid-19.

“Duhet një kohë e gjatë për të gjurmuar rastet e kontakteve të 550 vetave, shimca e të cilave me siguri dhanë informacione falso ose mjete identifikimi,” tha Andreë Morris, professor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Torontos.

Zyrtarët shëndetësorë të Torontos thanë se sipas investigimit të tyre, klubi nuk kishte respektuar masat kundër virusit, përfshirë distancën fizike mes stafit.

Zëdhënësit e qytetit thanë se klubi është duke bashkëpunuar për të vënë në fuqi rregullat të cilat parandalojnë përhapjen e infeksionit, si mbajtja e maskave dhe distanca sociale.

“Tingëllon paksa ironike mbajtja e distancës sociale në klube të tilla,” thotë Doug Ford.

“Unë ndjehem keq për njerëzit që duhet të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe të tregojnë që ishin në Brass Rail. Sidomos për gratë e tyre. Më vjen shumë keq,” përfundoi ai.

Disa të tjerë vunë në pyetje vendimin për të lejuar vende të tilla të hapen, në kohën kur rreth 40.000 njerëz janë duke u testuar si pozitiv. “Si është e mundur të hapen klubet e striptizit para se të hapen shkollat? A janë me të vërtetë prioritet?” shkroi në Tëitter Jennifer Këan, mjeke në Ontario./Insajderi.com