Klubi serb që po kërkon futbollist nga Kosova

Klubi serb që po kërkon futbollist nga Kosova

Përderisa në superligën e Serbisë tashmë luajnë edhe futbollistë me origjinë shqiptare, në klubin serb “Radnik” që sapo ka hyrë në ligën e parë serbe, ky klub është në kërkim të talenteve edhe nga Kosova.

Drejtori sportiv i klubit të futbollit “Radnik” Darko Gashiq, i ka thënë televizionit Klan në Shqipëri, se ai është në kërkim edhe të futbollistëve nga Kosova.

“Ky është sezoni i tretë. Ndodhemi gjeografikisht edhe afër Kosovës dhe vendet ku jetojnë shqiptarët. Është e natyrshme se nëse gjejmë talente të reja edhe ata ti sjellim në klub dhe besoj se këtë mënyrë do ta vazhdojmë”, ka thënë Gashiq.

Kësisoj, Iljiasa dhe Fatoni mund të jenë yjet e reja të futbollit serb me origjinë shqiptare por edhe yje të tjera të futbollit nga Kosova mund të shndrisin në futbollin elitar në Serbi./Insajderi.com

https://www.youtube.com/watch?v=mjeSHVnRciA