KMDLNJ: Dyshohet për një vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

KMDLNJ: Dyshohet për një vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

Nëpërmjet një komunikate për media, KMDLNJ ka njoftuar se dyshohet për një rast të vetëvrasjes së një femre me inicialet D.R në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, njofton Insajderi.

Në deklaratën e tyre zyrtare thuhet:

“Sipas informatave të KMDLNj dyshohet se e paraburgosura D.R. ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan. Ajo është vendosur në këtë qendër para një jave. KMDLNj është duke kërkuar informata për shkaqet e vetëvrasjes së D.R. dhe kërkon hetime nga autoritetet përgjegjëse për këtë rast”.

Aktualisht nuk ka ndonjë informacion më të hollësishëm rreth ngjarjes në fjalë. /Insajderi.com