Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i sontëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.
Të njëjtit janë pajtuar që takimet t’i intensifikojnë gjatë ditëve në vazhdim – deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, shkruan Insajderi.
Kështu ka thënë para mediave Besian Mustafa, zëdhënësi për media i Lidhjes Demratike të Kosovës, menjëherë pasi ka përfunduar takimi.
Ai nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër, pos asaj që takimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vazhdim.
Lexo edhe: