Maliqi në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se një koalicion i tillë mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve.
“Mendoj se largimi i vijës së kuqe të LVV për koalicion me PDK-ne nuk vlen për situatën aktuale, kjo është e menduar për periudhën pas zgjedhjeve, kurdo që ato mbahen. LVV ka ndërmend që ta shfrytëzojë paraprakisht trendin e rritjes së përkrahjes, e thonë se mund të fitojnë mbi 50 %, por mbase e dinë se kjo nuk është realiste, prandaj llogarisin me PDK-në si partner, duke vlerësuar, si Gluak Konjufca, në konstruktivitetin dhe reformat që po bëhen në këtë parti nën drejtimin e Kadri Veselit.Edhe nga PDK-ja nuk e përjashtohet kjo mundesi, por jo me legjislaturën aktuale, nëse sërish dërgojnë emër të mandatarit për Kryeministër. Ky opcion mendohet pas zgjedhjeve të reja, kurdo që ato mbahen, nëse jo deri në vjeshtë, atëherë pas një a dy vjetëve.” thekson Maliqi
Por nga Partia Demokratike e Kosovë kanë deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë dhe se nuk bëhen pjesë e asnjë kalkulimi politike.