fbpx

Koalicioni rreth SHBA ka filluar t’i tërheqë trupat nga Siria

Koalicioni ushtarak në krye me SHBA ka filluar tërheqjen e trupave nga Siria, ka deklaruar një zyrtar ushtarak amerikan.

Koalicioni rreth SHBA ka filluar t’i tërheqë trupat nga Siria

Zëdhënësi i koalicionit amerikan i cili po lufton kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik, Shawn Rayan ka thënë se SHBA kanë filluar procesin e tërheqjes së planifikuar nga Siria.

Detajet në lidhje me tërheqjen nuk janë kumtuar për arsye të sigurisë.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka kumtuar se operacioni ka filluar mbrëmë.

Kjo organizatë me seli në Britani të Madhe ka pretenduar se një kolonë prej 10 autoblindave dhe kamionëve ka kaluar nga verilindja e Sirisë në Irak./Insajderi.com.