fbpx

Kobayashi është madhështor dhe pamjet e vërtetojnë

Pas fitoreve në Oberstdorf, Garmisch-Partenkirchen dhe Innsbruck, ku ndodhi një aksident shumë i përfolur, Kobayashi shkëlqeu sot dhe realizoi ëndrrën e tij në moshën 22 vjeçare.

Kobayashi është madhështor dhe pamjet e vërtetojnë

Të fitosh turneun e Katër Kërcimoreve është arritje vërtetë e veçantë dhe ka shumë kërcyes që vendin e parë në këtë turne e çmojnë më shumë sesa medaljen olimpike, mos të flasim për atë të ndonjë Kampionati Botëror.

Mirëpo, të fitosh Katër Kërcimoret, duke fituar në fakt në të gjitha katër garat e turneut, është diçka që më herët e kishin bërë vetëm dy veta – Svan Hannawald në fillim të këtij shekulli dhe Kamil Stoch vitin e kaluar.

Kjo listë tashmë përbëhet nga tre persona, meqë japonezi në forma Ryoyu Kobayashi sot bëri histori në Bischofshofen, raporton Insporti.

Pas fitoreve në Oberstdorf, Garmisch-Partenkirchen dhe Innsbruck, ku ndodhi një aksident shumë i përfolur, Kobayashi shkëlqeu sot dhe realizoi ëndrrën e tij në moshën 22 vjeçare.

Edhe pse në tri garat e parë të këtij turneu të madh, ai kishte dominuar, pas kërcimit të parë sot, japonezi ishte i katërti.

Mirëpo, pas kërcimit të tij të dytë, as Stefan Kraft, as David Kubacki dhe as Stefan Eisenbichler, rivali i tij më i madh në këtë turne, nuk mundën të mbledhin pikët e mjaftueshme për ta mundur Kobayashin.

Për Japoninë, një shtet që ka traditë disa dekada të gjatë në kërcime me ski dhe momentin kulmor e kishte pasur, patra 20 vjetëve, në Lojërat Olimpike Dimërore në Nagano, kur kishte fituar medaljen e artë në konkurrencën ekipore, por edhe Kazuyoshi Funaki fitoi Katër Kërcimoret, kjo është arritja më e madhe që atëherë, bën të ditur Insporti, duke iu referuar të dhënave statistikore.

Kobayashi është edhe lider në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, ku tashmë është edhe favorit për të dalë kampion në fund të sezonit. /Insporti.com