Shqipëria vlerëson se kontesti maqedonas-bullgar nuk po e mbanë peng rrugëtimin e saj drejt BE-së. Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvendin " />

Kodheli: Kontesti maqedonas-bullgar nuk e mbanë peng rrugëtimin e Shqipërisë për integrim në BE

Kodheli: Kontesti maqedonas-bullgar nuk e mbanë peng rrugëtimin e Shqipërisë për integrim në BE

Shqipëria vlerëson se kontesti maqedonas-bullgar nuk po e mbanë peng rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli, gjatë vizitës zyrtare në Shkup deklaroi se rrugëtimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është i përbashkët dhe se në këtë proces nuk ka hatër mbetje.

Kodheli vlerëson se reformat e realizuara në dyja shtetet janë bazë e fortë për dritë jeshile nga BE-ja, shkruan Insajderi.

“Nuk besoj se jemi këtu për të penalizuar njëri-tjetrin, përkundrazi jemi për t’u ndihmuar. Nuk e kam besuar atëherë që Maqedonia e Veriut do të penalizohet për shkak të Shqipërisë dhe sot nuk e besoj që ne do të penalizohemi për shkak të Maqedonisë së Veriut dhe një vendi fqinjë. Sigurisht që vijnë nga dy prapavija të ndryshme reformash dhe historike por që pucen në një pikë, që është ajo e hapjes së negociatave si dy vende fqinje brenda Ballkanit Perëndimorë”, deklaroi Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme, Shqipëri.

Ministri i jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u  shpreh se dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për perspektivën evropiane të RMV-së.

“Punojmë në përcaktimin e prioriteteve me qëllim që ti prezantojmë në periudhën e ardhshme. Është koha që RMV ti filloj negociatat sepse i ka plotësuar kushtet për këtë. Për ne aq sa është privilegj është e edhe përgjegjësi që të kryesojmë me një Organizatë siç është OSBE-ja. Biseduam edhe për perspektivën evropiane të RMV-së”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm i RMV-së.

Osmani madje u shpreh se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë tjetër përpos anëtarësimit në BE.

“Qytetarët presin diçka konkrete, presin rezultate konkrete për anëtarësim në BE. Ne nuk kemi alternative tjetër. Ne jemi në zemër të Evropës dhe nuk kemi ku shkojmë tjetër. Evropa pa Ballkanin Perëndimorë nuk është e kompletuar. Na vjen mirë që 26 vendet anëtare kanë konsensus në këtë drejtim, po punojmë edhe me Bullgarinë që të arrijmë deri tek zgjidhja”, tha Osmani. /Insajderi.com