Koeman pas humbjes në “El Classico”: Jam shumë i pakënaqur me dy vendimet e gjyqtarit

Koeman pas humbjes në “El Classico”: Jam shumë i pakënaqur me dy vendimet e gjyqtarit

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 2-1 në Klasiken ndaj Realit të Madridit, njofton Insajderi.

Tekniku holandez, nuk nguroi të sulmonte edhe gjyqtarin e takimit, për rastet e dyshimta. Sipas tij katalanasve iu mohua një penallti dhe shtesa duhet të ishte më e gjatë.

“Nëse të gjithë e kanë parë ndeshjen, mendoj se tifozët e Barcelonës janë të nxehur. Jam shumë i pakënaqur me dy vendimet e gjyqtarit. Së pari duhet të them se pjesa e parë nuk ka qenë e mirë. Në të dytën, ne u përmirësuam dukshëm. Gjyqtari duhet të korrigjonte vendimet sepse ekziston një penallti e qartë”, tha fillimisht tekniku holandez.

“Edhe një herë duhet ta pranojmë dhe të heshtim. Po e them qartë atë që mendoj, ndeshja duhet të kishte përfunduar 2-2. Shtesa duhej të ishte më e gjatë dhe në rastin e penalltisë nuk ndërhyn VAR. Nuk e di pse nuk ka VAR në Spanjë”, u shpreh Koeman pas ndeshjes. /Insajderi.com