Koha kur Hoti besonte naivisht se LDK-ja është kundër udhëheqjes së dialogut nga Thaçi

Koha kur Hoti besonte naivisht se LDK-ja është kundër udhëheqjes së dialogut nga Thaçi

Sot u mblodh kryesia e LDK-së, përderisa në fund u tha se nuk do të bëhen pjesë e këtij ekipi të dialogut.

Por në një postim në facebook, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa thotë se mbështesin qëndrimet e BE-së dhe Amerikës.

E dihet se edhe BE-ja edhe Amerika kanë thënë se dialogu duhet të udhëhiqet nga Thaçi, duke theksuar se duhet të ketë edhe marëveshje finale.

“LDK përshëndetë dhe mirëpret përkrahjen e Presidentit Trump si dhe atë të BE-së për dialogun”, ka shkruar Mustafa.

Nga kjo mund të nënkuptohet se LDK-ja do të vazhdojë të mbetet afër Thaçit edhe në dialog.

Pasi BE-ja në një letër drejtuar kryeministrit ka kërkuar që Thaçi të jetë udhëheqës.

Përkundër se Mustafa ka thënë se nuk bëhen pjesë e këtij ekipi aktualë, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Por dikur shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti besonte se ata ishin kundër udhëheqjes së dialogut nga Thaçi.

Thoshte se këtë proces duhet ta udhëheq kryeministri e jo presidenti.

“Dialogu duhet të udhëhiqet nga Kuvendi dhe nga Qeveria. Presidenti s’ka kompetenca kushtetuese për të udhëhequr këtë proces. Nuk është kompetencë e tij kushtetuese . Po të ishte e drejtë kushtetuese e tij, ai do ta kishte kryer deri tash dialogun” kishte thënë Hoti në korrik të këtij viti. /Insajderi.com