Koha kur Konjufca nuk njihte Gjykaten Kushtetuese, besonte se formimi i qeverisë së re është në dorë të deputetëve

Koha kur Konjufca nuk njihte Gjykaten Kushtetuese, besonte se formimi i qeverisë së re është në dorë të deputetëve

Më 18 shtator të vitit 2014, Glauk Konjufca nuk njihte as Gjykatën Kushtetuese e asnjë institucion tjetër ku thoshte se Qeveria duhet të krijohet nga partia fituese e zgjedhjeve, sipas tij atëkohë gjithçka ishte në dorë të deputetëve.

Por sot, kur partia e tij është fituese e zgjedhjeve mirëpo është shkarkuar nga mocioni i mosbesimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Konjufca nuk është duke menduar njësoj, përcjell Gazeta Insajderi.

Në një video të publikuar para gjashtë vitesh, Konjufca thoshte se për t’i hapur rrugë vendit nuk vlen Gjykata Kushtetuese por roli i deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Radha është t’i hapet rrugë asaj pikës 127, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila thotë se në fund të fundit zgjidhjen në dorë e kanë deputetët, nuk e ka as Gjykata Kushtetuese e as PDK, as institucionet që po kontrolon ajo. Zgjidhja është tek 73 vota në Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mazhorancë e pakontestueshme”, kishte thënë Konjufca.

Atë kohë kur partia e Konjufcës, Lëvizja Vetëvendosje, kishte formuar një me partitë e tjera një shumicë citonte mediat ndërkombëtare ku thoshin se Kosova është futur në krizë.

“Edhe shtetit tonë po i bën dëm të madh. Lajmet ndërkombëtare po thonë se Kosova është futur në krizë, pasi një subjekt politik po dëshiron që ose ai ta udhëheqë patjetër Kosovën ose kriza do të zgjas pafundësisht”, thoshte ai.Unë mendoj që kjo është një logjikë e keqe, një logjikë që nuk i konvenon shtetit të Kosovës dhe shpresoj që më në fund do të ngadhënjejë një logjikë tjetër, logjikë e shëndosh, logjika e shumicës demokratike të deputetëve për të themeluar institucionet e shtetit”, kishte shtuar Konjufca. /Insajderi.com