“Kohën e ka të kufizuar, nuk do të përfundojë në shtëpi të pleqve”

Ministri izraelit për banim Yoav Galant e ka kërcënuar me vdekje liderin e Hamasit në Rripin e Gazës Yahya Sinwar.

“Kohën e ka të kufizuar, nuk do të përfundojë në shtëpi të pleqve”

Ai ka paralajmëruar se po afrohet edhe një “fushatë e madhe” gjatë të cilës Izraeli do t’i godasë fuqishëm ekstremistët.

Galant, ish gjeneral ushtarak i cili ka komanduar në rajonin e Gazës, ka thënë se Sinwar duhet ta “rishqyrtojë rrugën e tij” para angazhimit të ardhshëm, transmeton AP.

“Yahya Sinwar e ka kohën e kufizuar. Jeta e tij nuk do të përfundojnë në shtëpi të pleqve. Ai duhet të sillet më mirë”, ka thënë Galant në konferencën diplomatike të “Jerusalem Post”.

Prej marsit të kaluar Hamas po i udhëheqë demonstratat masive buzë kufirit të Gazës me Izraelin, duke kërkuar bllokadën shumëvjeçare të cilën e kanë vendosur për këtë territor Izraeli dhe Egjipti. Në përleshje janë vrarë 170 palestinezë dhe një izraelit.

Javëve të fundit ndërmjetësuesit e Kombeve të Bashkuara dhe të Egjiptit kanë arrit të realizojnë përparim në vendosjen e armëpushimit jozyrtar, gjë që ka sjellë deri te zbutja e bllokadës në shkëmbim të qetësimit të demonstratave./Insajderi.com.