KOK bën të ditur emrat e sportistëve pjesëmarrës në “Tokio 2020”

KOK bën të ditur emrat e sportistëve pjesëmarrës në “Tokio 2020”

Komiteti Olimpik i Kosovës, të enjten ka mbajtur konferencë për media ku ka prezentuar sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Insajderi.

Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë në këto gara.

Lista e përfaqësuesve:

Xhudo: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.

Mundje: Egzon Shala

Boks: Donjeta Sadiku

Shenjëtari: Drilon Ibrahimi

Not: Eda Zeqiri dhe Olt Kandirolli dhe

Atletikë: Musa Hajdari

“Ekipi i Kosovës ka 11 sportisë, por besoj se në lojërat e radhës do të ketë numër më të madh të tyre”, shtoi presidenti Krasniqi derisa tutje tha se flamurin e Kosovës do ta bartin Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Lojërat Olimpike do të fillojnë më 28 korrik dhe do të zgjasin deri më 8 gusht./insajderi.com