KOK i fton deputetët ta përmirësojnë “gabimin” që e bënë në Kuvend të Kosovës

KOK i fton deputetët ta përmirësojnë “gabimin” që e bënë në Kuvend të Kosovës

Mos kalimi i Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata në Kuvend, përkatësisht amendamenti, i cili do t’i jepte rrugë të menjëhershme Ligjit të Sponsorizimit në fushën e Sportit, Kulturës e Rinisë, ka befasuar gjithë komunitetin e sportit, të cilët kanë shprehur zhgënjimin e madh me hezitimin e disa deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Komiteti Olimpik i Kosovës, si institucioni më i lartë sportiv në Kosovë, ka mbetur tej mase i habitur se si një amendament i cili e dërgon përpara zhvillimin e sportit në Kosovë, i cili do të krijonte qindra e mijëra vende të reja të punës, do ta ulte shkallën e informalitetit, e do e ndalte valën e largimit të rinisë nga Kosova, nuk gjeti përkrahjen edhe nga deputetët, të cilët jo rrallë herë dinë të krenohen me arritjet e sportistëve, njofton KOK, transmeton Insporti

Lexoni më shumë