Kokaina, alkooli dhe gjithë demonët e Maradonës

Kokaina, alkooli dhe gjithë demonët e Maradonës

Diego Armando Maradona për shumë kë është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve. Argjentinasi, i cili ka fituar një herë Kupën e Botës dhe një herë tjetër ka humbur në finale, konsiderohet si më shumë se njeri, ka një kishë dhe besimtarë që e konsiderojnë shenjtor dhe për të bëmat e tij është i famshëm edhe pse ka më shumë se 20 vjet që nuk luan futboll.

Mirëpo, Maradona, po aq sa edhe për futbollin i famshëm është edhe për zhvillime jashtë fushës dhe problemet në jetën e tij private.

Ai dje u dërgua urgjentisht në spital nga stadiumi ku po zhvillohej takimi ndërmjet Nigerisë dhe Argjentinës, në Kampionatin Botëror në Rusi, në atë që është episodi i radhës i problemeve të tij shëndetësore.

Maradona, për më shumë se 20 vjet ka qenë i varur nga kokaina dhe abuzues kronik me këtë drogë të rëndë.

Lexoni shkrimin e plotë, në artikullin e Insportit, që pasqyron pjesë nga biografia e Maradonës.