Koleksioni i veturave luksoze të Shaqirit – nga Rolls Royce te Touareg

Koleksioni i veturave luksoze të Shaqirit – nga Rolls Royce te Touareg

Ish-futbollisti i Bayern Munich dhe Interit, mesfushori Xherdan Shaqiri ka poseduar një koleksion mahnitës të veturave, ashtu siç është CV-ja e tij në futboll.

CV-ja e Xherdan Shaqirit është mahnitëse dhe mbushur me suksese të njëpasnjëshme në futboll që prej karrierës së tij në Basel, Bayern Munich, Inter e tani në Liverpool.

Por, edhe koleksioni i tij i veturave është po aq i mrekullueshëm, shkruan tabloidi britanik The Sun.

Futbollisti i talentuar nga Kosova ka në dispozicion dy vetura të modelit Rolls Royce, një Bentley, Mercedes G-Wagon, si dhe një koleksion të veturave Volkswagen.

Ish-ylli i Stoke Cityt, i cili shpreson ta drejtojë Liverpoolin drejt triumfit në Premierligë këtë edicion, pëlqen të fotografohet me veturat e tij.

Dhe mediumi prestigjioz anglez ka përpiluar listën e veturave në koleksionin e reprezentuesit të Zvicrës.

Rolls Royce Wraith

Padyshim, Rolls Royce është njëra prej veturave më të pëlqyera nga emrat më të mëdhenj të futbollit.

Wraith, model i Rolls Royce të cilin e posedojnë edhe futbollistët e Manchester Unitedit, Paul Pogba dhe Romelu Lukaku, ka një motor 6.6 V12 dhe e arrin shpejtësinë prej 100km/h për 4.4 sekonda.

Vlera fillestare e kësaj vetura në treg është rreth 250 mijë funte.

Rolls Royce Wraith (e zezë)

Wraith me ngjyrë të zezë është një tjetër veturë e cila rri mjaft mirë në koleksionin e Xherdan Shaqirit.

Ndryshe, ky model paraqet një veturë aq të fuqishme, po aq edhe të bukur. Natyrisht, Shaqiri mund të ketë dyshime për këto vetura se me cilën të dalë jashtë.

Bentley Continental

Bentley është njëra prej veturave më me klas që futbollistët e Premierligës mund ta kenë.

Parkingu i qendrës stërvitore të Manchester Unitedit më parë ishte i mbushur me vetura të tilla, por edhe Shaqiri është tifoz i flaktë i këtij modeli.

Continental, modeli që kushton 168 mijë funte ka një kapacitet prej 626 kuajfuqi dhe arrin shpejtësinë deri në 321km/h.

Mercedes G-Wagon

Një veturë tjetër e mrekullueshme në koleksionin e Xherdan Shaqirit është edhe Mercedes.

Modeli G-Wagon të cilin gjilanasi e posedon, ka një kapacitet prej 571 kuajfuqi, i cili ka mundësi ta rrisë shpejtësinë edhe për 200 km/h.

Por, edhe ngjyra e kuqe e këtij modeli që posedon Shaqiri, është thjesht e jashtëzakonshme, shkruan Zëri.

VW Touareg

Kur Xherdan Shaqirit nuk i pëlqen të dalë me Rolls Royce apo Bentley, padyshim atëherë ai ka opsione tjera.

Zvicerani gjithashtu vozitë edhe një Volkswagen Touarek, i cili kushton mbi 47 mijë funte, është 4×4 si dhe është rival i Audi Q7, Porche Cayenne dhe BMW X5.

Kjo veturë ka një kapacitet prej 335 kuajfuqi dhe e arrin shpejtësinë prej 100km/6 për 5.6 sekonda.

VW Arteon

Një tjetër Volkswagen ndodhet në garazhin e Shaqirit, por kësaj radhe i modelit Arteon.

Kjo veturë ka një çmim fillestar prej 34 mijë funtesh dhe përshkruhet si veturë e përsosur.

Megjithatë, nuk është një veturë të cilën shumë futbollistë e përdorin, por që ylli i Liverpoolit e vozit atë kur shkon në stërvitje në “Melwood”.