Kolektivi “Haveit” dhe aktivisti transgjinor fitues të këtij viti të Çmimit për Demokraci

Kolektivi “Haveit” dhe aktivisti transgjinor fitues të këtij viti të Çmimit për Demokraci

Çmimi për Demokraci që nderon përpjekjet, aktivizmin, punën apo angazhimin të një qytetari a grup qytetarësh ka ndarë çmimin për këtë vit, duke vlerësuar punën e kolektivit “Haveti” të katër qikave nga Prishtina motrave Hana e Vesa Qena bashkë me Alketa e Lola Sylaj dhe aktivistin e të drejtave të komunitetit LGBTI, Blert Morina.

Çmimi për Demokraci 2018 i ndarë nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur ka vlerësuar aktivizmin e kolektivit “Haveit” si ndikues për të nxitur demokracinë në vend, teksa Blert Morina për nxitjen e demokracisë në raport me orientimin seksual, që e ka zhvilluar me procesin e tij të ndërrimit të emrit dhe gjinisë në dokumentet zyrtare.

“Haveit” me performancat e tyre lidhen ngushtë gjithashtu me të drejtën e LGBTIQ por mbi të gjitha kanë reaguar për pabarazinë gjinore dhe dhunën sistematike ndaj grave.



Me këtë çmim ishte nderuar edhe Gazeta Insajderi për punën e saj në zbulimin e të vërtetës dhe luftën kundër korrupsionit, teksa fituesit e këtij viti, “Haveit” dhe Blert Morina u shprehen se Çmimi për Demokraci do të shërbejë si arsye për të mos u ndalur së kërkuari e reaguari për një shoqëri me demokraci të zhvilluar./Insajderi.com