Kolona të gjata në Merdare

Kolona të gjata në Merdare

Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar thonë se kolonat në kufirin e Merdares arrijnë deri në 600 metra.

Dalja nga territori i Kosovës duke shfrytëzuar Merdaren mund të bëhet duke pritur dy orë. Kurse hyrja brenda Kosovës përmes kësaj pike mund të bëhet pesë deri në dhjetë minuta.

Vendkalimet kufitare tjera janë të lira, hyrja dhe dalja mund të bëhet nga tre deri në 20 minuta.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.