Kolonelja e Policisë së Kosovës, Taibe Canolli, është përzgjedhur për t’u shpërblyer me çmimin ndërkombëtarë të Lidërshipit të IAWP.
Konferenca Ndërkombëtare e ndarjes së çmimeve do të behët muajin e ardhshëm në Kanada.
“Kolonel Taibe Canolli nga Policia e Kosovës është përzgjedhur për t’u shpërblyer me Çmimin e Lidershipit të IAWP, çmim ky ndërkombëtar që zyrtarisht do i jepet në Konferencën Ndërkombëtare që do mbahet në Kanada muajin e ardhshëm. Policia e Kosovës ndjehet e privilegjuar që ka gra të zonjat që selektohen dhe shpërblehen në mesin e shumë shteteve të botës”, thuhet në postimin e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës. /Insajderi.com