Kolumbia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë

Kolumbia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë

Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë tronditi shtetin e Kolumbisë në Amerikën e Jugut, transmeton Insajderi.

Shërbimi Gjeologjik i Kolumbisë deklaroi se tërmeti u regjistrua në ora 16:12 sipas kohës lokale në qytetin Baraya, në rrethin administrativ Huila, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti u regjistrua në thellësi prej 30 kilometrash. Zyrtarët konfirmuan se nuk pati viktima dhe as të lënduar, si dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. /Insajderi.com