Komandant Hoxha ia huq keq me shkrimin: Madher Tereza nuk e ka dit a ashte shqiptare

Komandant Hoxha ia huq keq me shkrimin: Madher Tereza nuk e ka dit a ashte shqiptare

Xhezair Shaqiri, i njohur si “Komandant Hoxha”, e ka parë të nevojshme të analizojë nëse Papa Francesku e di ose jo nëse Nëna Tereza ka qenë me prejardhje shqiptare.

Ai thotë se as “Madher Terezë” nuk e ka ditur kombësinë  e saj, ndërsa në postimin e tij vështirë të lexueshëm,  Komandant Hoxha i quan injorantë të gjithë ata që e paraqesin Nënën Terezë.

Ky është shkrimi i plotë i Shaqirit:

“Sa pyetje naive

A e din Papa se Madher Tereza eshte Shqiptare

Vet madher tereza nuk e ka dit a ashte shqiptare.

Ju patriotat injoranta mom lodhni me fjal boshe po tregoni si dhe kur e ka tregu vehten

Me gjuh .apo me flamur kombetar apo me veshje kombetare.

Gjajmani nje familjar te Madher Tereza qe flet shqip.

Po per pak e pasna largu nga mendja at Bojagjiun e Shkupit i cili shfaqi ne publik nje film Maqedonisht me ofendime per uck dhe shqiptaret.

Krk patriota me bateria merne nje flamur kombetar e vendonjani per heren e fundit mbi tabu.t .sepse qeki Flamuri i Indis bajat ngjyr paska”.

Kujtojmë se Komandant Hoxha, në fillim të marrjes së mandatit nga Zaev në Maqedoninë e Veriut, ishte emëruar si këshilltar i tij./ Insajderi.com