Komandantët që e mbrojtën UÇK-në – në heshtje

Ramush Haradinaj, Sami Lushtaku, Shukri Buja, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Sokol Bashota, Blerim Kuçi, janë tetë komandantët e ftuar nga Gjykata Speciale që janë mbrojtur në heshtje para pyetje të prokurorëve të Hagës.

Komandantët që e mbrojtën UÇK-në – në heshtje

Tetë komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kanë vendosur që luftën e tyre ndaj agresorit serb, ta mbrojnë në heshtje.

Ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ishte intervistuar nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në gusht të këtij viti. Haradinaj kishte vendosur që të mbrohet në heshtje, përcjell Gazeta Insajderi.

Ai nuk ishte përgjigjur asnjë pyetje të hetuesve. Pas intervistimit Haradinajt deklaroi për media se për këtë veprim të tij kishte marrë këshillë ligjore.

“Jam paraqit për me kry obligimin ligjor. Kam pranu këshillën ligjore për mos me u përgjigj, kam kry obligimet në bazë të ligjit”, kishte deklaruar Haradinaj.

Njësoj në heshtje ishte mbrojtur edhe komandanti i Drenicës, Sami Lushtaku. Pas përfundimit të intervistës Lushtaku kishte thënë shkurt se e mbrojti UÇK-në. Mbrojtja në këtë rast ishte shënuar përmes mospërgjigjes në asnjë pyetje të prokurorëve.

Po ashtu edhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes, Shukri Buja i njohur me nofëkn “Shukri”, ishte marrë në pyetje nga prokuroët e Hagës. Derisa edhe “Shukri” është në mesin e komandantëve  të mbrojtur në heshtje.

Në heshtje ishte mbrojtur edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi. Ai ishte intervistuar para pesë muajve nga Speciale. Në një deklarim për media ai kishte thënë shkurt se ka kryer një obligim ligjore.

E në mesin e të heshurve është edhe Azem Syla, i njohur me nofkën “Daja i Madh”.

“Daja i Madh”, nuk kishte bërë të ditur se në çfarë cilësie ështëftuar. Syla gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë njëri prej figurave që ka themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Burime të Gazetës Insajderi nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar kishin thënë për Gazetën Insajderi se “Azem Syla pritet fillimisht të akuzohet për rolin e tij si drejtues që në Kosovë njihet si ‘Bllaca 2’. Hetimet për këtë rast në Kosovë janë pezulluar”.

I heshtur në Speciale kishte shkuar edhe ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota. Bashota ka qenë ish-anëtar i shtabit të përgjigjtshëm të UÇK-së.

Në mesin e të heshturve është edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi. Ai kishte marr një fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, më datë 12 mars 2019.

Derisa sot intervistimit nga hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës, e ka përfunduar edhe ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK), Kadri Veseli.

Veseli ishte nisur gjatë ditë së djeshme për në Hagë. Ai nuk ka treguar se në cfarë  cilëse ishte ftuar nga Dhomat e Specializuara, derisa kishte vendosur të mbrohej në heshtje.

Pas intersvistimit nga prokurorët, Veseli ka dal me një deklaratë duke mos dhënë detaje.

“Siç edhe kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim – kam përfunduar intervistën në Gjykatën Speciale. Vitet ’90-ta kanë qenë të rënda për popullin tonë, nënshtrim para Serbisë për spastrim etnik për gjenocid kundër popullit tonë”, ka thënë Veseli në një lidhje direkte.

Tutje Veseli është shprehur se “Lufta e UÇK-së ka qenë përballje me spastrimin etnik që ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë. Ftoj qytetarët e Kosovës që ta kalojmë bashkë këtë sfidë”. /Insajderi.com