fbpx

Komandanti i KFOR-it flet sërish për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Komandanti i KFOR-it flet sërish për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Komandanti i KFOR-it, Lorenzo d’Addario, ka deklaruar se aktualisht nuk ka asnjë indikacion se diçka e ngjashme me atë të vitit 2004 mund të përsëritet në Kosovë.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga viti 2004 dhe gjendja e përgjithshme është përmirësuar dukshëm”, tha ai në një intervistë për mediat serbe.

I pyetur nëse KFOR-i duhet të çarmatosë ushtrinë e Kosovës dhe si do të reagojë në rast të vendosjes së saj në veri, komandanti i KFOR-it tha se qëndrimi i NATO-s është i qartë.

“Nga ana tjetër, sipas përkufizimit zyrtar, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë “forca të sigurisë profesionale, multietnike, të armatosura lehtë dhe me uniformë, të cilat i nënshtrohen kontrollit demokratik dhe civil. Është e kuptueshme që FSK-ja nuk është as UÇK, as një grup i armatosur i shqiptarëve të Kosovës, kështu që në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së nuk ka obligim për KFOR-in. Gjithashtu, tranzicioni është një plan afatgjatë: asgjë nuk ka ndryshuar në dy javë “, tha D’Addario.

“Me ndryshimin e mandatit të FSK-së, NATO duhet të rishqyrtojë nivelin tonë të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Tani për tani, KFOR vazhdon të punojë nën mandatin e OKB-së, dhe ligjet për transicionin e FSK-së nuk do të ndikojnë te KFOR-i,” shtoi ai.