Kombëtarja e Maqedonisë preket nga Covid para ndeshjes ndaj Kosovës

Kombëtarja e Maqedonisë preket nga Covid para ndeshjes ndaj Kosovës

Kombëtarja e Maqedonisë në futboll, është prekur nga pandemia e Covid 19, pasi du lojtarë të ekipit tanimë janë konfirmuar sit ë infektuar ndërsa dyshohet edhe për një tjetër.

Bëhet fjalë për portierin Martin Bogatinov, si dhe sulmuesin Jovan Kostovski, njofton Ekipa.mk, transmeton Insajderi.

Të dy lojtarët janë pjesë e klubit Ethnikos Achna të Greqisë, tek e cila dolën pozitivë 16 lojtarë dhe të dy këta lojtarë, janë në izolim që nga dita e premte, ndërsa do të mbesin kështu në 14 ditët e ardhshme.

I dyshuar mbetet edhe sulmuesi me përvojë Goran Pandev, pasi 14 anëtarë të klubit të tij, Genoa kanë dalë pozitivë./Insajderi.com.