Kombëtarja zvicerane publikon listën për EURO2020, lojtari kosovar mbetet jashtë

Kombëtarja zvicerane publikon listën për EURO2020, lojtari kosovar mbetet jashtë

Kombëtarja zvicrane të hënën ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për EURO2020, transmeton Insajderi.

Në mesin e 26 lojtarëve të ftuar janë edhe tre shqiptarët e përhershëm në kombëtare, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Por, jashtë kësaj liste ka mbetur edhe shqiptari që dikur i kishte thënë “Po”, përfaqësueses kosovare, Andi Zeqiri.

21-vjeçari ishte i ftuar nga selektori Vladimir Petkovic, për ndeshjet e fundit miqësore të Zvicrës./insajderi.com