Komediani që dokumentonte betejën e tij me COVID-19 vdes pas videos së dytë në Instagram

Komediani që dokumentonte betejën e tij me COVID-19 vdes pas videos së dytë në Instagram

Komediani 38 vjeçar nga Los Angeles, ndërroi jetë vetëm pas dy ditësh pasi ai njoftoi ndjekësit e tij në Instagram, se tash e tutje do të dokumentonte betejën e tij më virusin vdekjeprurës në Instagram. Këtë po e bëntë me qëllimin që të edukonte ndjekësit e tij se si duket sëmundja, njofton ËKBN, transmeton Insajderi.

Joe Luna, që njihej me nofkën Joe El Cholo në skenë, foli gjerësisht për betejën e tij me virusin, duke thënë se po ‘luftonte për jetë’.

“Nuk e dini nesë jeni në dijeni, por rezultova pozitiv për COVID”, tha Luna në një nga videot e tij. “Jo vetëm që testova pozitiv për COVID, por vuaj edhe nga pneumonia. Jo vetëm që kam pneumoni, kam bërë edhe amputim të dyfishtë, jam diabetik, kështu që po vuaj”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOE LUNA (@joeelcholo)

Ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që të jenë të kujdesshëm sepse virusi nuk është shaka duke pranuar se as ai nuk e mori atë aq seriozisht.

Ai i përshkroi simptomat e tij si “të tmerrshme”, duke përfshirë dridhje, humbje të shijes, dhimbje gjoksi dhe barku.

Luna postoi videon e tij të dytë në Instagram më 23 nëntor nga një dhomë spitali në Victorville, California në ditën që ai vdiq, sipas Los Angeles Times.

Një funeral me maska të detyrueshme është aranzhuar për Joe Luna në 5 Dhjetor në Los Angeles. /Insajderi.com