Komentatori olimpik shkarkohet menjëherë pas emisionit, shkaku i komenteve raciste

Komentatori olimpik shkarkohet menjëherë pas emisionit, shkaku i komenteve raciste

Një komentator olimpik në Greqi është shkarkuar pasi përdori komente raciste drejtëpërdrejt në emisionin e tij, shkruan Insajderi.

Dimosthenis Karmiris, gazetar me përvojë në Greqi, përdori shprehje raciste për aziatikët pasi bashkatdhetari i tij, Panagiotis Gionis u mposhtë nga Jeoung Young-sik nga Korea e Veriut në ping-pong.

Më 27 korrik, korerani mposhti grekun me rezultat 7-11, 11-7, 8-11, 10-12, 12-10, 11-6, 14-12, për të kaluar pastaj në 1/8 e finales.

Kur komentatori u pyet për lojtarët e ping-pongut të Koresë së Jugut, ai dha këtë përgjigje: “Sytë e tyre janë të ngushtë, kështu unë nuk mund ta kuptoj se si ata mund të shohin topin duke lëvizur para dhe mbrapa”.

Karinis duket se e tha në shaka këtë gjë, por ai është përjashtuar nga transmetuesi “ERT”, nga roli i tij si komentator.

“Komentet raciste nuk kanë vend në televizionin publik. Bashkëpunimi midis ERT dhe Dimosthenis Karmiris u ndërpre sot, mënjëherë pas shfaqes në mëngjes”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga televizioni.

Pasi mposhti Gionis në atë që shumë menduan se ishte një ndeshje klasike, Jeoung mundi gjermanin, Timo Boll në raundin e 1/8 së finales para humbjes ndaj Zhendong Fan në çerekfinalet teke për meshkuj./Insajderi.com