Komenti i Isa Mustafës kur pyetet për Haxhi Avdylin e Haki Abazin

Komenti i Isa Mustafës kur pyetet për Haxhi Avdylin e Haki Abazin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar deklaratat e deputetit nga partia që ai drejton, Haxhi Avdylit dhe ish-zëvendës-kryeministrit, Haki Abazit.

Haxhi Avdyli përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Mustafën “komunisti i fundit në ish-Jugosllavi”, për shkak të deklaratave të këtij të fundit për Vjosa Osmanin.

Ndërkohë edhe Haki Abazi ka pasur kritika e akuza të ashpërta për ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën.

Por, kryetari LDK—së, nuk dëshiron të merret me Abazin e Avdylin pasi ai për Lajmi.net tha se ““Të merrem me deklaratat e Haxhi Avdylit dhe Haki Abazit është njëjtë si me rrëshqitë në gropë septike”. /Insajderi.com