
Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinaj ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka qenë pjesë e mini maratonës ‘Prishtina 2019’ e cila ishte e gjatë 21 kilometra.
Pas shumë komenteve në fotografinë e postuar nga ajo së bashku me Kryeministrin, një komentues ka kritikuar këtë gjest të tyre.
‘Organizojeni një vrapim në very të vendit atje ku nuk ka sovranitet. Në Prishtinë është e lehtë të vraposht’ ka shkruajtur ai.
Ndersa reagimi i Anitës kishte qenë i menjëhershëm duke i thënë ‘ euuu multitalent bre! Ti me çka merresh kështu zakonisht?!’