
Koalicioni i OJQ – ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, së bashku me projektin “Ta ndalojmë dhunën ndaj fëmijëve”, kanë organizuar tryezë lidhur me rishikimin e legjislacionit që adreson dhunën ndaj fëmijëve.
Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e KOMF-it, tha se përmes kësaj tryeze synojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të kuadrit ligjor për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, raporton Ekonomia Online.
“Kjo tryezë do të mundësojë sjelljen e diskutimeve mes akterëve kryesorë të fushës dhe do të ofrojë një mundësi për t’i dhënë pikëpamjeve të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe grupeve të interesit, duke thelluar rekomandimet në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna”, tha ajo.
Ardian Bajraktari nga Zyra Ligjore e Ministrisë së Drejtësisë, tha se kjo ministri është e gatshme të pranojë rekomandimet që dalin nga kjo tryezë dhe t’i marrin për bazë, ndërsa shprehu gatishmërinë për ndihmën e këtij institucioni në këtë drejtim.